Siç ka njoftuar në vazhdimë
si portali LajmeShqip.com, Arsenali dhe Barcelona kanë arritur më në fund marrëveshjen më parë, mirëpo kishin mbetur vetëm edhe disa dokumente ligjore për t’u rregulluar, për t’u transferuar Cesc sërish në Camp Nou.
Lojtari do të prezantohet për media sot dhe do të jetë i përfshirë në skuadrën e Gurdiolas më 17 gusht 2011, në ndeshjen kundër rivalëve të përbetuar, Real Madridit, e vlefshme për SuperKupën e Spanjës. Pas zbritjes se tij në Barcelonë, Cesc Fabregas, në orën 08:00 ka shkuar në “Barcelona Medical Center”, ku me sukses i ka kaluar testet mjekësore, ndërsa në orën 12:30 ka vënë edhe firmën e tij zyrtare në një kontratë që e lidh atë me skuadrën deri në vitin 2016, sikur se e ka bërë edhe foton e parë me presidentin e tij, Sandro Rosel.
Më pas, së bashku me Sandro Rosell ka mbërritur në stadiumin “Camp Nou” ku është është bërë prezantimi i tij për media, në “Sala Paris”. (LajmeShqip.com)
Monday, 15 August 2011 14:15