Me La Ligën dhe Champions League, klubi katalunas ka shtuar tashmë dy tituj në raftet e tij në këtë sezon, pasi e fituoi Superkupën e Spanjës dhe UEFA Superkupën.
Lionel Messi ishte i rëndësishëm në fitoren 2-0 ndaj Portos në UEFA Superkupën në Monako, kur ai qëlloi i pari, për ta zhbllokuar rezultatin, ndërsa asistoi për Cesc Fabregas në golin e dytë dhe Guardiola e lavdëroi mesfushorin e vogël.
“Jam shumë, shumë i lumtur. Jo vetëm me 12 titujt që kemi fituar, të cilët janë absolutisht të mëdhenj, por sepse kjo kupë ishte shumë e vështirë për ta fituar”, tha Guardiola, pas fitores në Superkupën e Evropës.
“12 tituj nga 15 të mundshëm do të kishte qenë e paimagjinueshme, por kjo tregon se sa të mëdhenj janë këta lojtarë. Unë kurrë nuk gabova që i lavdërova ata”, tha ai.
“Duke pasur parasysh kohën e sezonit, këta lojtarë kanë luajtur shumë mirë dhe të gjithë lojtarët ishin këtu për njëri-tjetrin, ne të gjithë e dimë që Leo është Leo dhe nuk ka të dytë, edhe me shumë pak trajnim në këtë sezon ai tregoi se mund të jetë vendimtar.”
“Për të fituar të gjithë titujt këta njerëz në tre vitet e fundit kanë bërë shumë gjëra, por një prej tyre është një lojtar i cili mund t’i zvarritsë të gjithë së bashku. Ne e kemi Leon dhe kur ju të shtoni lojtarë të tjerë, atëherë grupi bëhet i mahnitshëm”.
Guardiola tha se përvoja që të luajë në presion të lartë ndeshjet e Ligës së Kampioneve i ka mësuar ata të luajnë ndeshje të shkëlqyera.
“Ne kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer, duke pasur parasysh shumë faktorë që mund të ndikojnë në finale. Finale, si ajo e wembleyt nuk ndodhin shumë shpesh”, ka thënë Guardiola.
“Lojtarët e mi janë shumë të besueshëme, ata e kanë përjetuar këtë situatë shumë herë më parë, dhe besimi i tyre vjen me kalimin e kohës.”
“Kemi një gjeneratë të lojtarëve të rinj, por ata janë ende shumë të etur për të fituar dhe për të impresionuar me lojën e tyre”. (LajmeShqp.com)
Monday, 29 August 2011 08:57 