Trajneri i Totenhemit, Andre Vijas Boas, ka bërë të qartë se shefi i klubit, Daniel Levi, i ka kërkuar medoemos një fitore ndaj Arsenalit në derbin e të shtunës mes dy skuadrave të Londrës veriore.
“Topçinjtë” fituan ndeshjen e sezonit të kaluar me rezultatin 5-2, duke kaluar në renditjen e kampionatit rivalët historikë dhe duke i rrëmbyer vendin në Ligën e Kampioneve, pasi Totenhem doli i katërti dhe iu desh t’i lëshonte më pas radhë Çelsit që ishte fituese në fuqi e trofeut.
“Levi vazhdon të më përsëritë vazhdimisht që duhet fituar kjo ndeshje. Mendoj se është normale, pasi është pjesë e kulturës të kësaj loje, ka shumë kuptim për të dy skuadrat”.
“Nuk mund të vishesh me të kuqe në një situatë të tillë, në këtë fushë stërvitore. Kuptimi i kësaj ndeshje është aq i veçantë sa të gjithë jemi përfshirë në të”, tha Vijas Boas, i cili ka folur edhe me pjesëtarët londinezë të stafit për të kuptuar më mirë rivalitetin e ndezur mes dy skuadrave.
“Gjatë dy javëve të fundit, të gjithë më kanë folur për këtë ndeshje, drejtuesit, por edhe stafi teknik, ndaj e kam kuptuar rëndësinë e saj. Ka shumë pasion rreth kësaj ndeshje, nuk përfaqëson vetëm tre pikë, por edhe historinë e gjatë të derbit të veriut të Londrës”, tha ia. (LajmeShqip.com)
Friday, 16 November 2012 17:27