Ndonëse Ukraina do të luajë përsëri para tifozerisë së saj dhe në rast fitoreje siguron pjesëmarrjen në çerekfinalet e Euro 2012, parashikuesit e kompanisë “William Hill” shohin Francën si favorite për të fituar këtë sfidë.
Një fitore e “gjelave” ka koeficientin 2 përballë asaj 4 të Ukrainës që për momentin kryeson Grupin D.
Në një ndeshje ku priten të paktën 2 gola, edhe rezultatet e sakta flasin në favor të Francës, pasi një fitore e saj 1-0 kuotohet 6.5, ndërsa ato 2-0 dhe 2-1 kuotohen 9.5. Barazimi 1-1 ka koeficientin 7, ndërsa ai 0-0 mban koeficientin 8.5. Besimi te një fitore e Ukrainës duket shumë i ulët, pasi suksesi 1-0 mban kuotën 9, ndërsa çdo fitore tjetër me rezultat të saktë kuotohet minimalisht 13.
Gara e golashënuesve të kësaj sfide, sheh përsëri Karim Benzema si lojtarin më të favorizuar për të gjetur rrugën e rrjetës në këtë ndeshje me koeficientin 2.25, ndërsa është kuota 7 për ata që parashikojnë se ai do të shënojë përballë skuadrës së Shevçenkos. Ky i fundit mbetet lojtari më i kuotuar të Ukraina për të shënuar ndaj Francës, me koeficientin 3.25. (LajmeShqip.com)
Friday, 15 June 2012 09:50