Trajneri i portierëve në kombëtaren gjermane dhe një nga legjendat e katërkëndorit të kësaj përfaqësueseje, Andreas Këpke, ka treguar se ekipi nuk do të bëjë shumë stërvitje në gjuajtjet e 11-metërshave para gjysmëfinales së Euro 2012 ndaj Italisë.
Edhe ai është i idesë që stërvitjet nuk janë në gjendje asnjëherë të riprodhojnë tensionin e aktit të gjuajtjes së 11-metërshave gjatë ndeshjes.
“Është thuajse e pamundur të praktikosh gjuajtjet e penalltive në stërvitje, nuk të ndihmon në rezultate, pasi nuk ka mënyrë për të riprodhuar presionin psikologjik të cilit i nënshtrohen lojtarët dhe portierët. Lojtarët thjesht i gjuajnë pa përgjegjësi penalltitë gjatë stërvitjes ndaj nuk ka shumë kuptim të praktikohesh. Kur isha lojtar, unë i urreja penalltitë”, tha ai.
Këpke tregoi që Nojer do të jetë i përgatitur me detaje të hollësishme për çdo futbollist italian që gjuan 11-metërshat, ndërsa edhe futbollistëve do t’u serviret një informacion i detajuar për portierin italian, Xhanluixhi Bufon, në eventualitetin që ndeshja shkon në 11-metërsha. Por ai i trembet eksperiencës së italianëve, përballë ekipit gjerman që është në një moshë relativisht të re.
“Gjermania është një skuadër e re në moshë, por edhe ne kemi eksperiencë. Shpresojmë që ndeshja të mos vendoset nga penalltitë, duam të sigurojmë finalen e turneut para këtij momenti”, pranoi ai. (LajmeShqip.com)
Grupi B
Gjermani-Portugali 1-0
73’ Mario Gomez
Holandë-Gjermani 1-2
73’ Van Persi / 23’, 38’ Mario Gomez
Danimarkë-Gjermani 1-2
24’ Krohn Dehli / 19’ Podolski, 80’ Bender
Çerekfinalet
Gjermani-Greqi 4-2
39’ Lahm, 61’ Kedira, 68’ Klose, 74’ Reus / 55’ Samaras, 89’ (p) Salpingidis
Gjysmëfinalet
28.06.2012
Gjermani-Itali 20:45
Tuesday, 26 June 2012 10:01