Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka shprehur dyshimin e tij me vendimin e gjyqtarit për mosdhënien e penalltisë në barazimin 2-2 të së dielës kundër klubit Barcelonës.
Në minutën e ‘82 portieri Victor Valdes ngriti dorën e djathtë lartë duke i penguar këmbët Ronaldos dhe e ndaloi portugezin të arrijë topin.
“Ishte një ndëshkim i qartë, nuk ka dyshim për këtë”, komentoi Ronaldo për Marca. Ish-lojtari i Manchester Unitedit pastaj foli edhe për ndeshjen e dytë ne kuadër të Superkupës spanjolle dhe theksoi se Real Madridi përsëri do ta sulmoj e Barcelonën, të mërkurën. “Unë kam besim se ne do të sulmojmë përsëri, në udhëtimin në Barcelonë.”
Ndeshja e dytë e Superkupës spanjolle luhet në Camp Nou, të mërkurën dhe do të fillojë në orën 23:00. (LajmeShqop.com)
Monday, 15 August 2011 13:45 