Kritikat e Zhoze Murinjos i kanë bërë mirë Realit të Madridit, që ka lënë pas ndeshjen me dy fytyra të Kupës së Mbretit, duk u kthyer dominues i pandalshëm i kampionatit spanjoll. Madrilenët kanë shkatërruar 5-1 Granadën, falë paraqitjeve të jashtëzakonshme të Benzema dhe Ozil, dy futbollistë të cilët deri pak kohë më parë shiheshin si largime të mundshëm nga kjo skuadër gjatë merkatos së janarit.
Sulmuesi francez, titullar edhe pse në gjendjen jo më të mirë fizike, ka qenë autor i dy golave, ndërsa në listën e shënuesve kanë përfunduar edhe Higuain, Serxho Ramos e Kristiano Ronaldo. Gjithsesi, meritat për thuajse çdo aksion ofensiv të madrilenëve i shkojnë Ozil, i cili ishte në një formë të shkëlqyer dhe protagonist në 3 nga 4 golat e parë. (LajmeShqip.com)
Primera Division
Rezultatet
07.01.2012
Santander-Saragoza 1-0
Levante-Majorka 0-0
Sociedad-Osasuna 0-0
Real Madrid-Granada 5-1
Klasifikimi: R. Madrid 43, Barcelona 37, Valencia 33, Levante 30, Osasuna 26, Sevilja 24, Malaga 24, Espanjol 23, A. Bilbao 22, A. Madrid 19, Betis 19, Getafe 19, Majorka 19, Granada 19, Sociedad 18, Santander 17, R. Vajekano 16, Vijareal 15, Gijon 15, Saragoza 10
Saturday, 07 January 2012 22:36