Në Francë ka shpërthyer çështja “Mekses”. Skuadra e drejtuar nga Loran Blank përgatitet për debutimin në Euro 2012 të hënën ndaj Anglisë por situata e qendërmbrojtësit është ajo që shqetëson më shumë trajnerin, pasi mediat e kanë cilësuar si shumë të shëndoshë futbollistin e Milanit.
Për ta mbrojtur lojtarin është dashur ndërhyrja e mjekut të kombëtares, Fabris Briand, i cili ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp të organizuar pikërisht për këtë çështje.
“Është e vërtetë që pas dëmtimit, Mekses ka vënë shumë muskuj. Por dhjamërat truporë të tij nuk janë anormal për një futbollist. Duket sikur është më i shëndoshë, por e ka nga muskujt që ka bërë duke stërvitur pjesën e sipërme të bustit”.
“Trajneri na ka kërkuar që ta kontrollojmë dhe kjo është ajo që po bëjmë. Ne caktojmë se me çfarë duhet të ushqehen lojtarët, por nuk mund të kontrollojmë sasinë e ushqimit që konsumojnë”, është mbrojtur ai, duke aluduar se lojtari aktualisht mund të abuzojë paksa me shëndetin e tij.
Edhe trajneri Blank ka folur rreth kësaj çështje në konferencë për shtyp. “E kemi bërë të stërvitet shumë dhe ndoshta ky është problemi. Kuptohet që po e monitorojmë dhe nëse ka ndonjë kile më shumë, do të jetë problem për të”, tha tekniku francez që duket se ka hequr dorë nga ideja e aktivizimit të Mekses në ndeshjen e të hënës. (LajmeShqip.com)
GRUPI D
11.06.2012
Francë-Angli 18:00
Gjyqtar: Nikola Ricoli (Itali)
Donetsk (Ukrainë)
Ukrainë-Suedi 20:45
Gjyqtar: Çyneit Çakir (Turqi)
Kiev (Ukrainë)
15.06.2012
Ukrainë-Francë 18:00
Donetsk (Ukrainë)
Suedi-Angli 20:45
Kiev (Ukrainë)
19:06.2012
Suedi-Francë 20:45
Kiev (Ukrainë)
Angli-Ukrainë 20:45
Donetsk (Ukrainë)
Saturday, 09 June 2012 15:17