Zhoze Murinjo i ka thurur elozhe të panumërta skuadrës së tij që u shpall kampione në Spanjë duke thyer rekorde të njëpasnjëshme dhe duke dominuar tërësisht skenën e futbollit spanjoll pas shumë vitesh nën diktatin e Barcelonës.
Kampionët e Spanjës thyen një rekord të jashtëzakonshëm, duke shënuar 100 pikë në një sezon, falë fitores 4-1 ndaj Majorkës dhe për këtë arsye, Murinjo ka qenë ndër më të lumturit në momentin e prezantimit me trofeun e titullit në festimet e “Santiago Bernabeut”, ku është përkulur para skuadrës së tij.
“Dua të falënderoj të gjithë për këtë natë magjike. Si klubi më i mirë në histori, Reali mundohet të fitojë çdo titull. Kjo skuadër ka shkruar historinë pasi ka siguruar 100 pikë dhe këto lojtarë janë ata që e bënë të mundur. Kjo skuadër do të kujtohet gjithmonë si ajo e 100 pikëve”, ishin fjalët e trajnerit portugez. (LajmeShqip.com)
Monday, 14 May 2012 13:30