Një nga ciklet më të famshme të historisë së futbollit është mbyllur me një barazim në sekondat e fundit. I ka ndodhur Barcelonës së Pep Guardiolës që i ka dhënë lamtumirën kampionatit spanjoll me një barazim të vështirë 2-2 në fushën e Betis.
Një gol në minutat e para nga Buskets krijoi iluzionin se edhe kjo ndeshje do të ishte në favor të Barçës, por pastaj dënimi me karton të kuq i Dani Alvesh la katalanasit me 10 lojtarë e nga kjo përfitoi Ruben Kastro që shënoi dy herë brenda 3 minutash duke iu shmangur pozicionit jashtë loje të mbrojtjes. Barazimi erdhi vetëm në minutën e 92-të nga një gjuajtje me kokë e Keita.
Katalanasit kanë mundësi shpagimi me 25 maj, kur do të luajnë në finalen e Kupës së Mbretit përballë Atletik Bilbao. Aty do të jetë edhe lamtumira e fundit e Pep Guardiolës, më shpesën që të mbyllë këtë cikël të jashtëzakonshëm me një tjetër trofe të fituar. (LajmeShqip.com)
Sunday, 13 May 2012 08:40