Diego Armando Maradona mendon se Gjermania do të triumfojë përballë Italisë kur dy skuadrat të ndeshen në takimin e të enjtes, në gjysmëfinalet e Euro 2012. Ndonëse historia thotë se në takimet zyrtare janë italianët ata që janë shpesh fitimtarë, Maradona nuk mendon se kjo është koha për të respektuar traditat.
“Yjet e rinj të Gjermanisë si Ozil, Kedira e Myler, janë pjekur gjatë këtyre viteve dhe tani po shfaqin formën e tyre më të mirë. Mesfusha e tyre e re dhe lehtësia me të cilën gjejnë golin, i bën favoritë për të fituar turneun, megjithëse do të vihen përballë “maces së zezë” në gjysmëfinale. Ky është shansi i tyre më i mirë për të kthyer fatin përballë përfaqësueses italiane, por bëjnë mirë të mos e nënvlerësojnë atë”.
Ndonëse mendon se Gjermania do të jetë finaliste, Maradona ka folur mjaft mirë për Çezare Prandelin, një trajner që ka kthye përsëri në elitë përfaqësuesen italiane pas disa paraqitjesh zhgënjyese.
“Shumë pak njerëz pritnin diçka nga Italia në këtë Evropian. Kur ishin Kampionë Bote në fuqi, u turpëruan në Afrikën e Jugut. Prandeli trashëgoi një kombëtare të shpërbërë, të kritikuar nga 60 milionë tifozë kërkues”, ishte komenti i Maradonës rreth përfaqësueses italiane. (LajmeShqip.com)
Çerekfinalet
R. Çeke-Portugali 0-1
79’ Kristiano Ronaldo
Gjermani-Greqi 4-2
39’ Lahm, 61’ Kedira, 68’ Klose, 74’ Reus / 55’ Samaras, 89’ (p) Salpingidis
Spanjë-Francë 2-0
19’, 90’+1’ (p) Ksabi Alonso
Angli-Itali 0-0 (2-4 p.)
Gjysmëfinalet
27.06.2012
Portugali-Spanjë 20:45
28.06.2012
Gjermani-Itali 20:45
Tuesday, 26 June 2012 15:22