Dy gola të David Silva i kanë mjaftuar Mançester Sitit për të zgjidhur ndeshjen ndaj Fullhem dhe për të shkurtuar në katër pikë diferencën me Mançester Junajtid në kreun e renditjes së kampionatit anglez.
Mesfushori spanjoll ka qenë protagonisti i takimit të sotëm, duke vulosur fitoren 2-0 për kampionët e Anglisë të cilët kaluan në avantazh që në minutën e dytë të takimit dhe e kishin shumë më të lehtë të luanin në vazhdimin e tij. Silva dyfishoi rezultatin në gjysmën e pjesës së dytë të ndeshjes, duke mbyllur pa shumë probleme një takim të cilin skuadra e Mançinit e dominoi plotësisht.
Rezultati më i thellë i ditës ishte fitorja 5-0 e Liverpulit ndaj Noruiç, falë një prove të jashtëzakonshme, ku më në fund skuadra e Brendan Roxhers arriti të bindë tifozët e pranishëm në stadium. Një barazim domethënës ishte edhe ai 1-1 i QPR në fushën e Uest Hem, me blerjen e re, Loik Remi, që tregoi menjëherë vlerat e tij para portës kundërshtare për ekipin e drejtuar nga Herri Redknap.
Ndërkohë, dështimi i kësaj javë wshtw Njukasëll, që është mundur në shtëpi 2-1 nga Riding dhe tashmë është përfshirë në luftën për rënien nga kategoria. (LajmeShqip.com)
Premier League
Java 23 / Rezultatet
Liverpul-Noruiç 5-0
26’ Henderson, 36’ Suarez, 59’ Starrixh, 66’ Xherard, 74’ (ag) Benet
Mançester Sitit-Fullhem 2-0
2’, 69’ David Silva
Njukasëll-Riding 1-2
35’ Kabaje / 71’, 77’ Le Fondre
Suonsi-Stouk 3-1
49’ Devis, 57’, 80’ De Guzman / 90’ Ouen
Uest Hem-QPR 1-1
68’ Kol / 14’ Remi
Uigan-Sandërlend 2-3
5’ (ag) Voun, 79’ Henrikez / 17’ (p) Gardner, 21’, 42’ Fletçer
Uest Bromuiç-Aston Vila 2-2
49’ Brant, 84’ Odemuingi / 12’ Benteke, 31’ Agbonlahor
Saturday, 19 January 2013 20:05