|
|
Sunday, 13 January 2013 19:53 Mançester Siti ka arritur të mbajë hapin e Mançester Junajtid në luftën për titullin kampion, pasi ka fituar në fushën e Arsenalit, në një sukses të rrallë që i mungonte në kampionat që nga viti i largët 1975.
Skuadra e Mançinit ka pasur gjithçka më të thjeshtë se zakonisht për faktin se ndeshja është ndikuar nga kartoni i kuq i Loren Koshielni që në minutën e 10-të, për faullin në zonë ndaj Xheko. Boshnjaku merr përsipër gjuajtjen e penalltisë por gabon para portierit Szczesni që devijon me këmbë topin në shtyllë.
Por goli i avantazhit për Mançester Sitin nuk do të vononte shumë, kur Tevez gjeti në zonë Milner dhe ky i fundit dërgoi topin në rrjetë kur shënohej minuta e 21-të e ndeshjes. Pak minuta më vonë, ishte vetë Edin Xheko që shënoi golin e dytë për ekipin e tij, pas një aksioni ku protagonist ishte përsëri Karlos Tevez.
Nga ai moment, Siti mendoi të mbronte rezultatin e ndeshjes dhe nuk la që Arsenali të rrezikonte katërkëndorin e Hart. Edhe pse baraspesha numerike mes skuadrave u vendos në minutën e75-të, pasi Kompani u ndëshkua me karton të kuq, Arsenali nuk arriti të kthehej përsëri në ndeshje dhe takimi përfundoi me rezultatin 2-0 për ekipin e Mançinit. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »