Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, ka bërë të qartë se nuk mendon për asnjë lloj hakmarrje përballë Italisë për humbjen në gjysmëfinalet e Botërorit 2006 dhe se nuk i intereson historiku i përballjeve zyrtare mes këtyre dy ekipeve.
“Nuk ekziston fjala “hakmarrje” në futboll, nuk ka asnjë mënyrë që mund të sjellim diçka të mirë për humbjen në vitin 2006. Nuk mund të kthehemi në kohë, harrojeni atë krejtësisht. Nuk rijetohet e kaluara dhe ne nuk i kemi dhënë as rëndësinë më të vogël në përgatitjet tona. Një statistike tjetër thotë se Gjermania nuk ka fituar asnjëherë ndaj Italisë në një turne madhor. Por as kjo nuk ka rëndësi për lojtarët tanë të rinj, të cilët thjesht e lexojnë në libra apo në shtyp”, tha ai.
Lëv ka bërë të qartë se një nga objektivat e skuadrës së tij do të jetë të ndalë Andrea Pirlon, rrezikun kryesor nga radhët e italianëve me lojën e tij në mesfushë.
“Pirlo nuk ishte i mirë vetëm kundër Anglisë, ai ka shkëlqyer edhe në ndeshjet e mëparshme, por përjeton një rini të dytë. Pas vitit 2010, njerëzit menduan se ai kishte mbaruar, por ai është një strateg gjeni që ka shumë mbajtje topi dhe luan shumë pasime pikërisht aty ku shkakton më tepër dëme. Është e kotë ta mbulosh një për një sepse ka raste kur tërhiqet shumë mbrapa, ndërsa luan topin e gjatë në mënyrë të mrekullueshme, ndaj as taktika për ta kthyer atë shumë mbrapa nuk funksionon. Do të na duhet të gjejmë mënyrat për ta ndalur atë”, ishin fjalët e trajnerit gjerman. (LajmeShqip.com)
Grupi B
Gjermani-Portugali 1-0
73’ Mario Gomez
Holandë-Gjermani 1-2
73’ Van Persi / 23’, 38’ Mario Gomez
Danimarkë-Gjermani 1-2
24’ Krohn Dehli / 19’ Podolski, 80’ Bender
Çerekfinalet
Gjermani-Greqi 4-2
39’ Lahm, 61’ Kedira, 68’ Klose, 74’ Reus / 55’ Samaras, 89’ (p) Salpingidis
Gjysmëfinalet
28.06.2012
Gjermani-Itali 20:45
Tuesday, 26 June 2012 18:01