|
|
Tuesday, 18 December 2012 09:37 Arsenali ka dhënë sinjalet e para të daljes nga kriza, duke fituar 5-2 ndaj Riding, falë një prove brilante të repartit të avancuar, ku Santi Kazorla ka shënuar tre gola me një kontribut të jashtëzakonshëm të Podolski e Uollkot.
Përballë një skuadre që lufton për mbijetesë dhe që pritej të mos i krijonte shumë probleme, Arsenali ka zgjidhur gjithçka shumë shpejt, me golin e avantazhit të Podolskit, ndërsa më pas ka qenë Kazorla që ka tundur tre herë radhazi rrjetën në këtë paraqitje të shkëlqyer. Teo Uollkot ishte autori i golit të 5-të për “topçinjtë”, duke qetësuar Venger i cili filloi të alarmohej kur mbrojtja e tij lejoi kundërshtarët të shënonin dy herë në pjesën e dytë të ndeshjes, për të venë disi në diskutim rezultatin.
“Objektivi ynë ishte të fitonim në mënyrë bindëse. Ne u përqendruam që të luanim lojën tonë dhe patëm disa momente pasigurie vetëm kur rezultati ishte 4-0. Humbëm disi përqendrimin dhe e paguam për këtë”, shpjegoi Venger pas ndeshjes.
Trajneri i Arsenalit thuri elozhe edhe për Teo Uollkot, i cili luajti më në fund si sulmues përkrah Podolskit, ndonëse nuk dihet nëse lojtari do të rinovojë kontratën me Arsenalin apo jo.
“Në stërvitje ka treguar se ka aftësi të luajë në një pozicion të tillë, ndaj si për herën e parë, besoj se u shfaq mjaft mirë. Këto janë shenja shumë pozitive”, ishte komenti i Venger rreth paraqitjes së lojtarit, i cili deri tani ka refuzuar rinovimin që i ka ofruar klubi. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »