Portieri i Real Madrid, Iker Kazijas, beson se Bajern Mynih do të fitojë finalen e Ligës së Kampioneve përballë Çelsit, në ndeshjen që luhet të shtunën në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut.
Gjigandët e Bundesligës mundën Realin me penallti për të siguruar pjesëmarrjen në këtë finale, ndërsa Çelsi eliminoi Barcelonën në gjysmëfinalen tjetër. Të dy skuadrat finaliste do të jenë pa disa titullarë në këtë sfidë pasi ata janë të pezulluar për shkak të grumbullimit të kartonëve të verdhë, por Kazijas mendon se mungesat më të mëdha janë të skuadrës angleze.
“Për mua është e qartë se Bajerni kaloi me meritë pas dy ndeshjeve kundër nesh. Ata ishin pak më të mirë se ne”, tha portieri spanjoll për “Bild”.
“Të dy skuadrat kanë arritur në këtë finale falë një futbolli të mirë të shfaqur herë pas here. Megjithatë, pezullimet do të godasin më fort Bajernin sesa Çelsin. Sipas mendimit tim, Bajern është më i kompletuar si skuadër”, tregoi portieri i Spanjës. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 16 May 2012 20:22