Shinji Kagaua më në fund ka treguar se mund të jetë vendimtar për Mançester Junajtid, duke dhuruar një paraqitje të shkëlqyer në suksesin 4-0 ndaj Noruiç që çoi skuadrën e Aleks Ferguson në 15 pikë diferencë nga rivalët më të afërt në luftën për titull të Mançester Sitit.
Mesfushori japonez ka shënuar 3 gola në këtë ndeshje e cila kishte vlerë jo vetëm për renditjen në kampionatin anglez, por edhe për gjendjen shpirtërore para sfidës vendimtare të mesjavës kundër Real Madrid në Ligën e Kampioneve. Kryesuesit e kampionatit anglez dukeshin sikur e kishin mendjen më shumë të sfida e mesjavës dhe për këtë arsye e zgjidhën takimin vetëm në minutat e fundit kur shënuan 3 herë në 10 minuta.
E rëndësishme ishte edhe fitorja 1-0 e Çelsit ndaj Uest Bromuiç, për të rikthyer londinezët në vendin e tretë në renditje dhe për të mbajtur një distancë sigurie me Arsenalin. Heroi i ndeshjes ishte Demba Ba me golin e tij në pjesën e parë, që i dha pak frymëmarrje trajnerit Benitez, i sulmuar përsëri nga tifozët që nuk kursyen parullat fyese kundër tij. (LajmeShqip.com)
Premier League
Java 28 / Rezultatet
Çelsi-Uest Bromuiç 1-0
28’ Ba
Everton-Riding 3-1
42’ Fellaini, 59’ Pienar, 66’ Mirajas / 84’ Robson-Kanu
Mançester Junajtid-Noruiç 4-0
45’, 76’, 87’ Kagaua, 90’ Runi
Sauthempton-QPR 1-2
45’ Ramirez / 15’ Remi, 77’ Bothroid
Stouk-Uest Hem 0-1
48’ Kolison
Sandërlend-Fullhem 2-2
37’ (p) Gardner, 70’ Sesenjon / 16’ (p) Berbatov, 34’ Rither
Suonsi-Njukasëll 1-0
86’ Mur
Renditja: Mançester Junajtid 71 pikë; Mançester Siti 56; Çelsi 52; Totenhem 51; Arsenal 47; Everton 45; Uest Bromuiç 40; Suonsi 40; Liverpul 39; Stouk 33; Uest Hem 33; Fullhem 33; Noruiç 32; Njukasëll 30; Sandërlend 30; Sauthempton 27; Aston Vila 24; Uigan 24; Riding 23; QPR 20.
Saturday, 02 March 2013 18:41