Me sa duket, merkatoja e klubeve italiane do të jetë e lidhur deri në fund direkt me atë të Barcelonës.
Në rast se Udinese do të bjerë dakord ta transferojë Aleksis Sanchezin drejt “Camp Nou”, atëherë si Juventusi edhe Interi do të duhet të nxjerrin nga sirtari “planin B”, përkatësisht sulmuesin e Vilarealit, Giuzepe Rosi, një tjetër objektiv i skuadrës së Pep Guardiolës.
Ndërkohë, sikur të mos mjaftonin përgënjeshtrimet se ai nuk do të largohej nga klubi i Interit, Samuel Eto i është përgjigjur edhe njëherë pyetjes lidhur me të ardhmen e tij.
Klubi i Anzhit në Rusi, në të cilin aktivizohet edhe mbrojtësi brazilian Roberto Karlos, ka shfaqur interes për kapitenin e Kamerunit.
“Nuk e kuptoj se përse shumë më pyesin nëse jam i interesuar për të kaluar në kampionatin rus. Unë sot luaj në Itali dhe këtu dua ta vazhdoj”.
Mesa është bërëe ditur nga mediet e ndryshme Sportive, Inter dhe Cesena duket se kane rënë dakord për transferimin e Yuto Nagatomos tek ekipi zikaltër, ky transferim do të kryet me shumën 8.5 milionë euro, ndërkohë që Interi është i gatshëm të japë 6.5 milionë euro dhe ndonjë të ri në formë huazimi tek Cesena, për të pasur shërbimet e jJaponezit. Nga ky transferim, Japonezi Yuto Nagatomo do të përfitoje plot 2 milionë euro në sezonë, si pagë vjetore dhe është shprehur mjaft i lumtur për këtë lëvizje të tijën.
“Jam mëse i lumtur që do të vazhdoj të qëndroj në klubin zikaltër, mund të them se do të mundohem të jap maksimumin tim të mundshëm në këtë klub”.
Wednesday, 08 June 2011 15:24