Sipas “Mundodeportivo”, Barcelona ka arritur marrëveshjet personale me të tre lojtarët. Tani mbetet vetëm edhe pajtimi i klubeve që këto transfere të kryhen.
Barcelona, siç duket ka arritur të merret vesh me lojtarët rreth kërkesave të tyre, të cilët janë prioritet për t’u transferuar. Edhe pse ekipi i Pep Guardiolas ka arritur përsosmërinë, ai e di se duhet ta forcojë ekipin ende, që të mund të konkurrojë edhe në vitin tjetër për të gjitha garat dhe, për këtë, i nevojiten lojtarë të klasit, siç janë: Fabregas dhe Sanchez.
Duke marrë parasysh se këta lojtarë janë të rinj dhe nuk janë më shumë se 24 vjeç, klubi ka përgatitur një kontratë prej 5 viteve. Pa marre parasysh sa të talentuar janë këta lojtarë, asnjeri prej tyre nuk ka arritur që të fitojë ndonjë titull dhe ata janë të uritur ta bëjnë këtë, kurse këtë mund ta arrijnë vetëm me klubin më të mirë në botë, Barcelonën.
Saturday, 04 June 2011 10:29