Zlatan Ibrahimoviç e ka cilësuar “tragjike” humbjen me Anglinë, pasi mendon se skuadra e tij meritonte më shuam në këtë sfidë dhe ishte më superiore se kundërshtari. Megjithatë, ai ka bërë të qartë që pjesë e madhe e fajit është e vetë ekipit të tij që nuk ka mësuar nga gabimet e mëparshme.
“Ishte një ndeshje fantastike. Po mundeshim 1-0, e përmbysëm rezultatin në 2-1, por nuk arritëm ta ruanim. Ne bëmë lojën tonë por nuk patëm fat me golat që pësuam. Pësojmë gola gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Është një turp që humbëm, nuk e meritonim. Nuk kam asnjë ndjesi pozitive në këto momente, gjithçka është shumë tragjike”, tha sulmuesi i Suedisë.
Ndërkohë, trajneri Hamren ka hedhur poshtë të gjitha zërat se formacionin për këtë sfidë e kishte bërë pikërisht Ibrahimoviç, i cili është zënë me Rosenberg dhe dëshironte që në fillim të aktivitetit të luante përkrah Elmander.
“Trajneri jam unë dhe unë e bëj skuadrën. Sigurisht që flas me kapitenin tim, por nëse Elmander nuk do të ishte dëmtuar para aktivitetit, ai do të kishte qenë në formacion, por nuk ishte i gatshëm para kësaj sfide. Nuk kam çfarë t’u them lojtarëve të mi. Golin e tretë e pësuam në një moment kur e kishim vënë Anglinë me shpatulla pas muri. Sikur të luanim edhe 100 vjet nuk do të na shënonin më gol”, tha ai i zhgënjyer dhe i ndërgjegjshëm se eliminimi nga Euro 2012 rrezikon vendin e tij të punës. (LajmeShqip.com)
Grupi D
Francë-Angli 1-1
39’ Nasri / 30’ Leskot
Ukrainë-Suedi 2-1
55’, 61’ Shevçenko / 52’ Ibrahimoviç
Ukrainë-Francë 0-2
52’ Menez, 55’ Kabaje
Suedi-Angli 2-3
49’ Xhonson (ag.), 59’ Mellberg / 23’ Keroll, 64’ Uollkot, 78’ Uellbek
Renditja
Francë 4 3-1
Angli 4 4-3
Ukrainë 3 2-3
Suedi 0 3-5
19.06.2012
Suedi-Francë 20:45
Kiev (Ukrainë)
Angli-Ukrainë 20:45
Donetsk (Ukrainë)
Saturday, 16 June 2012 09:20