Mançester Junajtid është shkëputur 7 pikë në kreun e renditjes së kampionatit anglez falë fitores 4-3 ndaj Njukasëll në javën e 19-të. Skuadra e drejtuar nga Aleks Ferguson ka përfituar nga kjo fitore dhe humbja e Mançester Sitit për t’u shkëputur më tepër në kreun e klasifikimit.
Në ndeshjen e luajtur në “Old Traford”, Mançester Junajtid është gjendur 3 herë në disavantazh falë gabimeve në mbrojtje dhe një loje aspak bindëse. Por siç ka ndodhur shpesh në këtë sezon, në të tre rastet ka arritur të barazojë rezultatin dhe dy skuadrat kanë bërë një lojë të hapur deri në minutën e fundit për të kërkuar fitoren. Në fund, suksesi i ka shkuar Junajtid që falë golit të Hernandez ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme për luftën për titullin kampion.
Hapin e kreut nuk e ka mbajtur dot Mançester Siti, që është mundur në fushën e Sandërlend. Goli i vetëm i ndeshjes është shënuar pikërisht nga një ish-lojtar i skuadrës së Mançinit. Adam Xhohnson, i cili është hakmarrë ndaj ish-trajnerit të tij i cili e kishte dënuar me qëndrimin në pankinë gjatë sezoneve të kaluar.
Një hap të rëndësishëm para ka bërë Çelsi, që ka siguruar një fitore minimale 1-0 në fushën e Noruiç, duke qenë tashmë në vendin e tretë falë golit të shënuar nga spanjolli Huan Mata. (LajmeShqip.com)
Premier League
Java 19 / Rezultatet
Everton-Uigan 2-1
52’ Osman, 77’ Xhagielka / 82’ Kone
Fullhem-Sauthempton 1-1
8’ Berbatov / 85’ (p) Lambert
Mançester Junajtid-Njukasëll 4-3
25’ Evans, 58’ Evra, 71’ Van Persi, 90’ Hernandez / 4’ Përç, 29’ (ag) Evans, 68’ Cise
Noruiç-Çelsi 0-1
38’ Mata
Riding-Suonsi 0-0
Sandërlend-Mançester Siti 1-0
53’ Xhohnson
QPR-Uest Bromuiç 1-2
68’ Cise / 29’ Brunt, 50’ (ag) Grin
Aston Vila-Totenhem 0-4
58’ Defo, 61’, 73’ 84’ Beil
Stouk-Liverpul 3-1
5’, 49’ Uollters, 12’ Xhons / 2’ (P) Xherard
Wednesday, 26 December 2012 18:54