Ndonëse historia flet vetëm për suksese të Italisë në turnetë zyrtar, kompania “William Hill” parashikon Gjermaninë si superfavorite për gjysmëfinalen e sotme.
Fitorja e përfaqësueses së drejtuar nga Joakim Lëv kuotohet 1.91, përballë koeficientit 4.5 të një suksesi të Italisë brenda 90 minutave. Edhe në kualifikimin direkt (përfshirë kohët shtesë apo penalltitë), Gjermania është favorite me koeficientin 1.4 përballë atij 2.75 të Italisë. Në një ndeshje ku priten jo më shumë se tre gola, probabiliteti i penalltive duket relativisht i lartë, pasi ka koeficientin 6.
Po këtë koeficient ka dhe fitorja minimale 1-0 e Gjermanisë, ndërsa suksesi i tyre 2-0 kuotohet 8 e 2-1 është 9. Një fitore minimale 1-0 e Italisë në këtë sfidë ka koeficientin e lartë 10, që tregon se sa favorite mendohet të jetë skuadra gjermane. Barazimi 1-1 ka koeficientin 7, ndërsa ai 0-0 vlerësohet me koeficientin 8.5.
Tek Gjermania vazhdon dueli mes Miroslav Klose dhe Mario Gomez për një vend në formacionin titullar. Por kjo kompani parashikon koeficiente të barabartë për të dy lojtarët për të gjetur rrugën e rrjetës në këtë sfidë, 2.2, ndërsa 2.87 është koeficienti i sulmuesit tjetër Lukas Podolski.
Në radhët e ekipit italian, Mario Baloteli vazhdon të jetë lojtari më i kuotuar për të gjetur rrugën e rrjetës me koeficientin 2.87. (LajmeShqip.com)
Thursday, 28 June 2012 10:48