Gana dhe Mali kanë arritur të kalojnë në gjysmëfinalet e Kupës së Afrikës duke u kualifikuar në mënyrë dramatike pasi në ndeshjet respektive, koha e rregullt kishte përfunduar 1-1. Gana vihej përballë Tunizisë, në një sfidë mjaft të tensionuar por gjeti golin e avantazhit me anë të Xhon Mensah që në minutën e 10-të. Më pas ishte Tunizia që morri në dorë frenat e lojës dhe arriti të shënonte golin e barazimit me Saber Kalifa. Koha e rregullt përfundoi 1-1 por në pjesën e dytë shtesë, një gabim i portierit Mathlouthi i dha mundësinë Ajeu të dërgonte topin në rrjetë dhe të kualifikonte Ganën në fazën tjetër të turneut.
Ndërkohë, organizatorët e Gabonit u eliminuan në mënyrë dramatike nga Mali, nëpërmjet 11-metërshave, pasi koha e rregullt kishte përfunduar në barazim 1-1. Vendasit shënuan të parët me anë të Mulungui, ndërsa më pas kontrolluan sfidën. Por ishte Diabate që vendosi baraspeshën në shifra vetëm 5 minuta para përfundimit të sfidës, duke detyruar skuadrat të shkonin në kohët shtesë e më pas gjuajtjet nga pika e bardhë e 11-metërshave. Aty ishte vendimtar Pierr-Emerik Aubamejang, i cili gaboi gjuajtjen e tij, duke ndihmuar Malin të kalonte në gjysmëfinalet e turneut. (LajmeShqip.com)
Gjysmëfinalet
08/02/12
Zambia-Gana 17:00
Mali-B. i Fildishtë 20:00
Monday, 06 February 2012 10:16