Shkup – Nën doza më të larta të politikës se sa të futbollit, sonte në Beograd zhvillohet derbi ballkanik i rrethit të dytë të Ligës së Kampionëve, midis shqiptarëve të Shkëndijës dhe serbëve të Partizanit.
Federatat e Futbollit të Maqedonisë dhe të Serbisë i kanë marrë të gjitha masat, për ta parandular çfarëdo ekcesi, në ndeshjen më të zjarrtë të tillë, midis serbëve dhe shqiptarëve, që pas shumë vitesh.
Kampionia e Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës, sonte duke filluar në orën 20:45 në Beograd do të ballafaqohet më Partizanin në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Kampionëve.
Ky takim është i ngarkuar politikisht dhe me rrezik të madh, për faktin se do të përballet një skuadër shqiptare me një skuadër serbe.
Pikërisht për shkak se ky takim është i ngarkuar mjaft shumë politikisht, Shkëndija do të luajë në Beograd, pa praninë e tifozëve të saj, “Ballistëve”.
Trajneri i tetovarëve, Qatip Osmani beson se skuadra e tij do të shfaq ndeshje të mirë në këtë takim të jetë të rëndësishme për skuadrën e tij. Madje, ai shpreson se të përzgjedhurit e tij mund të marrin rezultat të favorshëm.
“Eshtë ndeshja e parë ndërkombëtare dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij takimi. Partizani është favorit, por nga skuadra im pres paraqitje të mirë. Nëse do të luajmë si në edicionin e fundit, jam optimist se në këtë takim do të mund të marrim rezultat të favorshëm”, ka thënë Osmani.
Wednesday, 13 July 2011 12:24