Shkup – Ekipi i Shkëndijës është eliminuar nga Partizani në garën e Ligës së Kampionëve, që u zhvillua të martën mbrëma në Shkup. Edhe krahas lojës së mirë dhe mundit maksimal, që e dëshmoi skuadra e Qatip Osmanit, ajo ishte e pamjaftueshme që të zbutet avantazhi i “Bardhë e zinjve” të Serbisë, ekipi i Partizanit. Për shkak të interesimit për ndeshjen midis ekipeve të klubeve futbollistike, MPB kishte ndërmarrë më shumë masa të sigurisë dhe aktivitete për zhvillimin e sigurt të ndeshjeve.
Ekipi i Partizanit ka udhëtuar në Shkup me avantazh bindës prej katër golash (4:0) dhe si duket mendojnë për kundërshtarin tjetër në xhiron e tretë, kundër kampionit nga Belgjika, Genk. “Partizani është kundërshtar shumë serioz dhe i fuqishëm, atë e dëshmojnë rezultatet që ka. Nuk luajtëm siç duhet në Serbi. Presim që t’i përmirësojmë gabimet. Patjetër ta shfrytëzojmë çdo shans, ndërsa do të jem i kënaqur me çfarëdo fitore”, ka qenë deklarata e trajnerit të Shkëndijës, Qatip Osmani. “Kuqezinjtë”, kanë pasur përkrahjen e denjë të tifozëve dhe kjo është dëshmuar me shitjen e më shumë se 20 mijë biletave.
Wednesday, 20 July 2011 08:41