Franca ka marrë përkohësisht kreun e Grupit D duke lënë pas krahëve të gjitha dyshimet rreth formës së “gjelave” dhe pretendimeve të tyre. Në një ndeshje të ndërprerë nga reshjet e shiu për rreth 1 orë, francezët kanë treguar se takimi me Anglinë ishte vetëm një episod dhe se forca e tyre reale është ende për t’u zbuluar.
Ndeshja e luajtur në Donetsk ka filluar sipas kalendarit në orën 18, por vetëm pas 4 minutash, gjyqtari holandez Kuijpers ka vendosur ndërprerjen e saj për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që e bënte të pamundur zhvillimin e takimit. Pas një pauze prej 55 minutash, skuadrat janë kthyer në fushën e lojës dhe ndoshta edhe për shkak të terrenit, pjesa e parë nuk ka dhuruar shumë emocione dhe skuadrat janë limituar me kontrollin dhe studimin e njëra-tjetrës.
Por në fillimin e pjesë së dytë, Franca ka mbyllur menjëherë ndeshjen, fillimisht me anë të Menez e më pas me Kabaje, që kanë shënuar dy gola të shpejtë duke bërë që Ukraina të zhduket nga fusha e lojës. Francezët kanë patur raste të tjera për të shënuar duke treguar se ishin dukshëm më superiore përballë ukrainasve që vetëm kanë pritur vërshëllimën përfundimtare të takimit.
Tani francezët do të presin ndeshjen e fundit përballë Suedisë për të caktuar vendin e tyre në grup, ndërsa Ukraina ka një detyrë edhe më të vështirë përballë Anglisë, ku do të luajë të gjitha shanset për një kualifikim të mundshëm në çerekfinalet e turneut. (LajmeShqip.com)
Grupi D
Francë-Angli 1-1
39’ Nasri / 30’ Leskot
Ukrainë-Suedi 2-1
55’, 61’ Shevçenko / 52’ Ibrahimoviç
Ukrainë-Francë 0-2
52’ Menez, 55’ Kabaje
Renditja
Francë 4 3-1
Ukrainë 3 2-3
Angli 1 1-1
Suedi 0 1-2
15.06.2012
Suedi-Angli 21:00
Gjyqtar: Damir Skomina (Slloveni)
Kiev (Ukrainë)
19.06.2012
Suedi-Francë 20:45
Kiev (Ukrainë)
Angli-Ukrainë 20:45
Donetsk (Ukrainë)
Friday, 15 June 2012 21:04