Në mbrëmjen gala të organizuar nga FIFA për ndarjen e çmimeve të vitit, është bërë publik edhe ekipi më i mirë. Pas votimit mes 55 mijë sportistëve profesionistë, u përzgjodh formacioni ideal i vitit 2011, me lojtarë që përfaqësonin vetëm tre skuadra: Barcelona (5 lojtarë), Real Madrid (4 lojtarë) dhe Mançester Junajtid (2 lojtarë).
Portier është përzgjedhur Iker Kazijas ndërsa para tij rreshtohen Serxho Ramos, Xherard Pike, Nemanja Vidiç dhe Dani Alvesh.
Mesfushorët e përzgjedhur janë tre titullarët e kombëtaes spanjolle: Ksavi, Ksabi Alonso dhe Andres Iniesta.
Ndërkohë, sulmi është formuar nga tre lojtarët më të fortë të planetit në këtë rol: Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe Uejn Runi. (LajmeShqip.com)
Monday, 09 January 2012 20:18