Java e 20-të nuk ka sjellë ndryshim diference mes dy skuadrave të Mançesterit të cilat vazhdojnë duelin për titullin kampion. Të dy këto ekipe kanë fituar sot ndeshjet respektive, ndonëse i kanë siguruar tri pikët në mënyra krejtësisht të ndryshme.
Mançester Junajtid ka dominuar përballë Uest Bromuiç, duke kaluar në avantazh në minutat e para falë autogolit të MekAuli, e pastaj duke krijuar raste të shumta para portës kundërshtare. Megjithatë, goli i dytë ka ardhur vetëm në minutën e 90-të të sfidës, me autor Van Persin i cili ka dërguar topin në rrjetë me një gjuajtje me të majtën në hyrje të zonës.
Krejt ndryshe ka qenë ndeshja e Mançester Sitit në fushën e Noruiç. Kampionët në fuqi kanë shënuar dy herë shumë shpejt me anë të Xheko dhe mendohej se do të zgjidhnin lehtësisht sfidën. Por një gol i Pilkington dhe kartoni i kuq i Nasri para fundit të pjesës së parë bënë që rezultatin të vihej në dyshim. Aguero dhe një autogol i Bun bën që numri i golave të Sitit të shkonte në 4, ndërsa Martin shënoi dy herë për të çuar rezultatin në 4-3 për ekipin e Mançinit kur mbeteshin edhe 15 minuta nga fundi i sfidës. Gjithsesi, kampionët i rezistuan sulmeve të vendasve, të cilët kanë mundur si Arsenalin, ashtu edhe Mançester Junajtid në fushën e tyre por këtë radhë nuk arritën të përsëritnin mrekullinë. (LajmeShqip.com)
Premier League
Java 20 / Rezultatet
Sandërlend-Totenhem 1-2
40’ O’Shi / 48’ (ag) Kuellar, 51’ Lenon
Aston Vila-Uigan 0-3
3’ Ramis, 52’ Bois, 56’ Kone
Fullhem-Suonsi 1-2
56’ Ruiz / 19’ Graham, 52’ De Guzman
Mançester Junajtid-Uest Bromuiç 2-0
9’ (ag) MekAuli, 90’ Van Persi
Noruiç-Mançester Siti 3-4
15’ Pilkington, 63’, 75’ Martin / 2, 5’ Xheko, 50’ Aguero, 67’ (ag) Bun
Riding-Uest Hem 1-0
5’ Pogrebnjak
Stouk-Sauthempton 3-3
16’ Xhouns, 67’ Apson, 90’ Zherom / 10’ Lambert, 24’ Rodriguez, 36’ (ag) Uilkinson
Arsenal-Njukasëll 7-3
20’, 73’, 90’ Uollkot, 51’ Oksleid-Çambërlein, 64’ Podolski, 85’ 87’ Zhirud / 43’ (ag) Uilshair, 59’ Marvo, 69’ Ba
Saturday, 29 December 2012 19:52