Mançester Junajtid dhe Mançester Siti kanë fituar me rezultatet identike 3-1 sfidat e tyre të javës së 17-të të kampionatit anglez, duke vijuar shkëputjen e mëtejshme në kreun e renditjes.
“Djajtë e kuq” të Aleks Ferguson kanë mundur në shtëpi skuadrën e Sandërlend, në një ndeshje të mbyllur që në pjesën e parë falë golave të Van Persi e Kleverli, me Runin që ka shënuar golin e tretë për vendasit në pjesën e dytë të sfidës. Goli i Kampbell ka mjaftuar vetëm si ngushëllim për Sandërlend që aktualisht lufton për mbijetesë.
Një fitore me shumë vlera në transfertë ka qenë ajo e Mançester Sitit që është treguar mjaft cinik në fushën e Njukasëll për të rrëmbyer 3 pikë në një ndeshje që pritej të ishte më e vështirë. Aguero, Havi Garsia dhe Jaja Ture kanë qenë autorët e golave për skuadrën e Mançinit në këtë sfidë, duke shfrytëzuar çdo gabim të prapavijës vendase, ndërsa Njëkasëll ka shënuar vetëm një herë me anë të Ba, ndonëse ka prodhuar shumë raste të tjera për të shënuar.
Mjaft domethënëse ka qenë humbja 3-1 e Liverpulit në fushën e vet përballë Aston Vilës, pasi skuadra e drejtuar nga Brendan Roxhers tani mban vendin e 12-të në renditje dhe rrezikon që të përfshihet në luftën për mbijetesë. Sipas mediave angleze, trajneri rrezikon shkarkimin nga detyra nëse situata nuk ndryshon shumë shpejt. (LajmeShqip.com)
Premier League
Java 17 / Rezultatet
Njukasëll-Mançester Siti 1-3
51’ Ba / 10’ Aguero, 39’ Havi Garsia, 78’ Jaja Ture
Liverpul-Aston Vila 1-3
87’ Xherard / 29’, 51’ Benteke, 40 Ueiman
Mançester Junajtid-Sandërlend 3-1
16’ Van Persi, 19’ Kleverli, 59’ Runi / 72’ Kampbell
Noruiç-Uigan 2-1
15’ Pilkington, 64’ Holahan / 51’ Malonei
QPR-Fullhem 2-1
52’, 69’ Tarabt / 88’ Petriç
Stouk-Everton 1-1
52’ Xhons / 36’ (ag) Shoukros
Saturday, 15 December 2012 18:28