Mesfushori 27-vjeçar kohët e fundit ka qenë i lidhur me Tottenham dhe Juventusin dhe ka lënë hapur derën për një ndryshim të mundshëm larg nga Stade Gerland.
“Unë jam duke punuar shumë për t’i ndihmuar këtij ekipi, por ende kam për t’i vlerësuar shumë gjëra, nëse do të qëndroj këtu me Lyon apo diku tjetër”, tha Bastos për “L’Equipe”. Ai ka shtuar se nëse është e rëndësishme për të qëndruar edhe më tej në ekip, do ta bëjë këtë. “Unë e di se kam një rol të rëndësishëm dhe jam i gatshëm për çdo gjë”, ka thënë Bastos.
Për lojtarin ka hyrë ne garë edhe gjiganti anglez Chelsea, e cila pritet t’u prish shumë punë Tottenhamit dhe Juventusit, sepse siç dihet Abramovich është shumë dorëlirë.
Sunday, 31 July 2011 08:11