Bosi i Tottenham, Harry Redknapp, është i prirur të marr anësorin e Lyonit, Bastos si zëvendësim për Gareth Bale.
“Daily Mail” thotë se Redknapp vërtetë i pëlqen dhe ka admiruar Bastos për disa kohë. Megjithatë, për nënshkrimin e tij nuk ka qenë i interesuar aq fort, pasi ai ka një nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionin që e mbanë, Gareth Bale.
Problemi është se Bale ka shanse për të qëndruar përtej këtij sezoni, por këto shanse mund të jenë të pakta dhe njeriu pas tij, Benoit Assou-Ekotto, ka tërhequr vëmendjen nga scouts në klubet evropiane.
Bastos është 27 – vjeçar, me origjinë nga Brazili. Është një lojtar shumë i përkryer, i cili mund të luaj, në mënyrë të barabartë, edhe në mesfushë.
Friday, 29 July 2011 10:23