Las Vegas është vendi ku policia gjermane apo ajo angleze duhet të shkojnë për të marrë në pyetje Devid Hej, ish-boksierin që u përfshi në zënkën me Derek Çisora që bëri xhiron e botës.
Ish-boksieri ka përfituar nga vonesat burokratike mes policive të dy shteteve, Gjermanisë dhe Anglisë, për të fluturuar qetësisht në klasin e parë të një avioni me adresë Las Vegasin, ndërsa nuk ka ngurruat të publikojë edhe fotot në Twitter.
Sipas stafit të tij, ai nuk ka ndërmend t’i kthehet më boksit, pasi e vetmja mundësi do të ishte që të përballej me një nga vëllezërit Kliçko. Por këta të fundit, duke parë atë që shkaktoi në Mynih, e kanë hedhur poshtë kategorikisht një mundësi të tillë.
Për këtë arsye, Hej, që vazhdon të jetë në kërkim nga policia gjermane, ka vendosur të arratiset përfundimisht drejt një vendi që pret krahëhapur çdo milioner, Las Vegasit. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 22 February 2012 13:56