Një video e gazetës suedeze “Expressen” ka zbuluar teknikën e re të stërvitjes së kombëtares suedeze. Në klipin e shkurtër të publikuar në internet shfaqet portieri i dytë Uiland që gabon gjatë një ushtrimi dhe përfundon duke u kthyer në një shënjestër për shokët e ekipit të cilët mundohet të godasin prapanicën e tij me top ndërsa ky i fundit mban pantallonat e ulura.
Kjo mënyrë stërvitje me sa duket është një gjë e zakonshme për Suedinë, pasi portieri e ka pranuar menjëherë dënimin e tij. Ai ka ulur menjëherë pantallonat dhe është ulur në gjunjë me shpinë nga shokët e skuadrës që kanë marrë topin dhe kanë filluar ta gjuajnë nga distanca.
Fatmirësisht për të, asnjë prej futbollistëve suedezë nuk është i saktë në këto “goditje dënimi” dhe si rrjedhojë, ai ka shpëtuar pa pësuar një goditje në prapanicë. Sapo mbaron “ushtrimi”, lojtari ka ngritur përsëri pantallonat dhe është kthyer në stërvitje si të mos kishte ndodhur asgjë.
Kuptohet që videoja ka shkaktar polemika të shumta, ndërsa Federata Suedeze është munduar më kot ta heqë atë nga qarkullimi. “Janë heronjtë e mijëra fëmijëve në të gjithë Suedinë. Nuk duhej të kishin bërë gjëra të tilla”, ishin fjalët e Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës, Lars Arrhenius. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 13 June 2012 17:48