|
|
Saturday, 08 December 2012 20:18 Çelsi ka arritur më në fund t’i kthehet fitoreve duke lënë pas 8 javë radhazi në të cilat nuk shijonte suksesin në kampionatin anglez. Ekipi i drejtuar nga Rafael Benitez ka fituar në transfertën e Sandërlendit dhe shpreson të shkurtojë disi diferencën me dy ekipet e Mançesterit që luajnë nesër kundër njëri-tjetrit.
Protagonist në këtë ndeshje ka qenë Fernando Torres, i cili pas golave kundër Nordsjaelland në Ligën e Kampioneve, ka thyer edhe mallkimin në kampionat, ku i mungonte goli prej më shumë se 12 orësh lojë. Spanjolli ka kaluar në avantazh skuadrën e tij me një goditje fluturimthi në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë ka gjetur rrjetën nga pika e bardhe e penalltisë, duke i “vjedhur” gjuajtjen David Luiz, i cili është futbollisti që ekzekuton zakonisht nga pika e bardhë. Goli i Mata çoi në 3 rrjetat për Çelsin, ndërsa shërbeu vetëm si ngushëllim goli i Xhonson për vendasit.
Edhe Arsenali ka arritur të fitojë përballë Uest Bromuiç, duke iu afruar më tepër zonës së Ligës së Kampioneve, ndonëse për të mundur surprizën e këtij sezoni i janë dashur 2 penallti të transformuara saktësisht nga Arteta. (LajmeShqip.com)
Premier League
Java 16 / Rezultatet
Arsenal-Uest Bromuiç 2-0
26’ (p), 64’ (p) Arteta
Suonsi-Noruiç 3-4
51’, 90’+2’ Miçu, 59’ De Guzman / 16’ Uitaker, 40’ Basong, 44’ Holt, 77’ Snodgras
Sauthempton-Riding 1-0
61’ Pançion
Sandërlend-Çelsi 1-3
66’ Xhonson / 11’, 47’ (p) Torres, 49’ Mata
Aston Vila-Stouk 0-0
Uigan-QPR 2-2
19’ MekKarti, 74’ Bosezhur / 26’ (p) Nelsen, 71’ Cise
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »