Çelsi është mundur 3-2 në fushën e Njukasëll duke shtuar pakënaqësinë mes tifozëve të cilët kërkojnë më me ngulm largimin e Rafael Benitez nga drejtimi i skuadrës.
Në ndeshjen e javës së 25-të, londinezët priteshin të bënin kthesën e madhe, përballë një prej skuadrave që po kalon shumë probleme dhe që kishte ndryshuar shumë prej lojtarëve gjatë merkatos së janarit. Por “revolucioni francez” i Njukasëllit duket se ka qenë i goditur, pasi vendasit janë shfaqur mjaft mirë në këtë ndeshje, duke kaluar në avantazh me anë të Gutierrez në fundin e pjesës së parë.
Reagimi i Çelsit vjen me dy gola të shpejtë të Lampard e Mata në pjesën e dytë, duke kaluar në avantazh ekipin e Benitez. Por mesfushori Musa Sisoko, i afruar gjatë merkatos së janarit nga Njukasëll, bëhet protagonist me dy golat e tij në fundin e ndeshjes, duke i dhënë suksesin vendasve që largohen përkohësisht nga zona e ftohtë e klasifikimit. Përsa i përket situatës te Çelsi, me këtë humbje duhet të mendojë më shumë si të mbrohet nga skuadrat që vijnë më pas në renditje, pasi duket qartësisht se nuk ka asnjë mundësi reale për të luftuar për t’u ngjitur më lart se vendi i tretë.
Në ndeshjet e tjera, bie në sy fitorja e Arsenalit përballë Stouk me rezultatin 1-0, ku goli i Podolskit i ka mjaftuar skuadrës së Venger për të marrë tri pikët. (LajmeShqip.com)
Premier League
Java 25 / Rezultatet
QPR-Noruiç 0-0
Arsenal-Stouk 1-0
78’ Podolski
Everton-Aston Vila 3-3
21’ Aniçebe, 69’ 90’ Fellaini / 2’, 61’ Benteke, 24’ Agbonlahor
Njukasëll-Çelsi 3-2
41’ Gutierrez, 68’, 90’ Sisoko / 55’ Lampard, 61’ Mata
Riding-Sandërlend 2-1
7’, 85’ Kebe / 29’ (p) Gardner
Uest Hem-Suonsi 1-0
77’ Keroll
Uigan-Sauthempton 2-2
25’ Kalduell, 90’ Malonei / 64’ Lambert, 85’ Shnaiderlin
Saturday, 02 February 2013 19:55