Anglia ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt çerekfinaleve të Euro 2012 duke mundur 3-2 Suedinë dhe duke eliminuar këta të fundit nga aktiviteti. Por britanikët kanë djersitur shumë për të marrë këtë rezultat që i mban përkohësisht në kreun e Grupit D përkrah Francës.
Anglia nuk kishte fituar asnjëherë përballë Suedisë gjatë një turneu në 7 takimet e mëparshme në turne, por dha sinjalet në pjesën e parë se synonte ta bënte një gjë të tillë, pasi kalon në avantazh me Keroll dhe më pas administron rezultatin qetësisht deri në përfundimin e 45 minutave të para
Por reagimi i suedezëve vjen në pjesën e dytë, ku fillimisht një gjuajtje e Mellberg në minutën e 49-të devijohet në portë nga Xhonson, ndërsa vetëm 10 minuta më vonë, mbrojtësi suedez shënon edhe golin e dytë duke kaluar në avantazh Suedinë. Suedezët kanë mundësinë të mbyllin ndeshjen disa herë, por falin para porte, ndërsa Hodgson gjen “asin nën mëngë” të kësaj sfide, duke aktivizuar Teo Uollkot.
Lojtari i Arsenalit fillimisht shënon golin e barazimit me një gjuajtje nga jashtë zonë në minutën e 64-t për të vënë barazpeshën, ndërsa më pas jep pasimin për Uellbek, i cili në minutën e 78-të shënon golin e fitores 3-2 me një devijim spektakolar me thembër.
Tani anglezët do ta diskutojnë kualifikimin me Ukrainën, ndaj të cilës u mjafton një barazim. Ndërsa Suedia ka një ndeshje thjesht për prestigj ndaj Francës, ku do të kërkojë të marrë të paktën një pikë për të mos u larguar me turp nga Euro 2012. (LajmeShqip.com)
Grupi D
Francë-Angli 1-1
39’ Nasri / 30’ Leskot
Ukrainë-Suedi 2-1
55’, 61’ Shevçenko / 52’ Ibrahimoviç
Ukrainë-Francë 0-2
52’ Menez, 55’ Kabaje
Suedi-Angli 2-3
49’ Xhonson (ag.), 59’ Mellberg / 23’ Keroll, 64’ Uollkot, 78’ Uellbek
Renditja
Francë 4 3-1
Angli 4 4-3
Ukrainë 3 2-3
Suedi 0 3-5
19.06.2012
Suedi-Francë 20:45
Kiev (Ukrainë)
Angli-Ukrainë 20:45
Donetsk (Ukrainë)
Friday, 15 June 2012 22:19