Presidenti i Interit, Massimo Moratti ndjehet gjithnjë e më i zhgënjyer për skuadrën e tij dhe rezultatet e tyre negative.

Pas trazirave të sezonit të kaluar, Moratti është përsëri në mendime dhe ndeshja e të shtunës kundër Catanias e la të habitur.
Me ardhjen e Ranierit në krye të skuadrës u mendua se ditët e errëta të Interit kishin marrë fund por nuk qe e thënë dhe e gjithë dobësia e skuadrës zikaltër u shfaq në ndeshjen e me Catanian kur skuadra edhe pse në avantazh humbi në pjesën e dytë duke pësuar dy gola.
Corriere dello Sport thotë se Moratti nuk ka bërë udhëtim në Sicili. Rezultati e la atë të zemëruar me zyrtarë të ndeshjes, lojtarët dhe gjithashtu edhe për faktin se ky nuk është ekipi që ai kishte shpresuar për të. (LajmeShqip.com)
Monday, 17 October 2011 11:57