Erick Thohir ngrin bisedimet me Juventusin për shkëmbimin e shumëpërfolur mes Fredy Guarin e Mirko Vuçiniç.Presidenti i Inter ka reflektuar gjatë gjithë ditës duke vendosur veton pas rebelimit të tifozëve, të cilët nuk e miratuan këtë marrëveshje, madje e akuzuan manjatin indonezian për paaftësi në drejtimin e shoqërisë milaneze.
Gjatë mbrëmjes së djeshme dhjetëra tifozë zikaltër protestuan para zyrave tëklubit duke dalë hapur kundër një shkëmbimi të tillë, që sipas tyre ndëshkon skuadrën e tyre.
“Mollët e prishura jashtë klubit”, ishte një ndër banderolat që mbanin tifozët e Interit gjatë protestës.
Mesa duket, vendimin e Thohir nuk e ndikuan as ultimatumet e mesfushorit kolumbian që u shpreh qartazi se nuk dëshiron ta veshë më fanellën e Interit. Vetë kolumbiani është shprehur se ndihet i tradhëtuar nga presidenti për shkak se vendosi ta transferonte në Torino, prandaj ai nuk mund të stërvitet më me skuadrën e tij. /albeu/
Wednesday, 22 January 2014 12:59