Që nga prilli përveç një ditë para ndeshjes së Superkupës së Spanjës, Mourinho kishte kohë që nuk kishte dalë në konference për media. Por edhe në konferencën e të shtunës ai e bëri të qartë se “Askush nuk mund të më heshtë mua”.
Edhe pas ndeshjes së Superkupës, në barazimin 2-2, Mourinho nuk është paraqitur në konference për media. Në vend të tij ishte Aitor Karanka, i cili tha “Kjo është një metode që ne e kemi përdorur edhe vitin e kaluar”.
Askush nuk e kuptoj atë metodë, e ndoshta as ai vetë, mirëpo ai nuk u përgjigj më shumë.
Ndërsa sulmuesi madrilen, Karim Benzema, ka thënë se është i bindur se Real Madridi mund të shënojë fitore kundër Barcelonës.
“Unë kosinderoj se Real Madridi posedon të gjithë potencialin e duhur për ta mposhtur nesër Barcelonën dhe të fitojë Superkupën”, ka thënë Benzema. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 16 August 2011 19:15