Askush nuk po mundet t’i rezistojë Barcelonës së testuar, mbase padrejtësisht, disa herë deri më tani për doping.
Kampionët nga Katalonia i dhanë goditje sonte në “Wembly” edhe gjigandit anglez, Manchester United, duke e mposhtur 3:1 në finale e Ligës së Kampionëve të Evropës.
Fitoren kaq të lehtë të Barcelonës, sonte, nuk e kishte parashikuar askush prej ekspertëve të futbollit botëror, madje pati të atillë që i kishin dhënë paraprkisht shanse të mira teorike Manchesterit, që ta fitojë përballjen e sontme.
Një gol i Pedros dhe një i Roonyt, ishte krejt çka u pa nga golat në pjesën e parë. Por, blaugrana shpërthei në 45-minutësisht e dytë me dy gola të bukur, një nga Lionel Messi, lojtari më i mirë në botë, dhe një tjetër nga transferi i sivjetmë i Barcelonës, David Villa.
“Djajtë e Kuq” krejt çka arritën të bëjnë në pjesëlojën e dytë, ishte një prekje dy-tri herë e topit nga mbarë ekipi, përballë dominimit total të “Kuq e Bluve” të Katalonisë.
Me fitoren e sontme Barcelona shënoi në sirtarin e saj trofeun e katër të garës më presitigjioze të futbollit në Evropë, kurse veç nën udhëheqjen e Pep Guardiolas shënoi trofeun e dytë të kësaj gare.
Sonte Barcelona dëshmoi edhe një herë se jorastësisht është ekipi më i mirë në botë, kurse Leo Messi tregoi se nuk e ka të falur epitetin e lojtarit më të mirë të globit.
Saturday, 28 May 2011 23:52