Trajneri skocez nuk ka pas kritika për lojtarët e tij pas një finale të humbur përsëri nga Barcelona. Ai i ka uruar kundërshtarit, duke thënë se ka pritur më shumë.
Sir Alex Ferguson ka thënë se Barcelona është ekipi më i fortë që është përballur ndonjëherë në karrierën e tij.
“Jemi mposhtur nga një klub më i miri, nuk ka tjetër sqarim. Kam pritur të jemi më të mirë, por thjesht nuk kemi mundur. Nuk është turp të humbasësh nga një ekipe e tillë” ka thënë Ferguson.
Guardiola ka thënë se e tërë bota e ka parë se sa është e fortë Barcelona, David Villa i ka kushtuar golin familjes së tij dhe familjes së mikut të tik Pepe Reina.
Pep së pari ka uruar Manchester Unitedin, “Së pari ti uroj Manchester Unitedit, edhe pse kanë humbur, nuk është lehtë të arrish në finale. Të fitosh ndaj një ekipi të tillë është kënaqësi, andaj edhe ky titull ka shumë vlerë për ne” ka thënë Guardiola.
Cili ishte dallimi nga finalja e vitit 2009? “Kemi pas më shumë kohë të përgaditemi. Këtë e kemi bë shumë mirë, e tërë bota e ka parë se si luan Barcelona” ka thënë Guardiola.
“Mendoj se kemi dominuar deri 1:0, mirëpo United ka dhënë gol nga shansi i parë. Historia e tyre tregon se ata janë gjithmonë të rrezikshëm dhe mund të përmbysin rezultatin. E kemi dhënë me kohë golin e dytë dhe më vonë kemi arritur tek një përparësi e mjaftueshme, mirëpo nuk ka përfunduar gjithçka, deri në fund kemi qenë në ankth” ka thënë treneri Guardiola.
Golin e shënuar, sulmuesi David Villa i ka përkushtuar familjes së tij, “Të gjithë që ne njohim do të thonë se ne nuk qetësohemi, ky është një trofe i një pune të madhe, në të cilin të gjithë kemi investuar. Jemi të etur për tituj, ky është edhe arsye e triumfit. Golin ia përkushtoj vajzave të mia po edhe djemve të Pepe Reinas” ka thënë Villa.
Sunday, 29 May 2011 03:38