Ajo gjithmonë ka ëndërruar burrin perfekt dhe unazën perfekte. Madje, aq e fiksuar ishte pas këtyre detajeve saqë nga adoleshenca e saj kujton të ketë blerë një unazë të imituar me një diamant të madh!
Kush thotë që ëndrrat mbeten ëndrra e ka gabim. Të paktën Kim kështu do t’ju përgjigjej.
Ishte një ditë e zakonshme për ta kur ajo hyri në dhomën e gjumit dhe gjeti të dashurin e saj Kris të gjunjëzuar me një unazë të bukur në dorë dhe me një krevat mbi të cilin ishte shkruar me petale trëndafili “A do të martohesh me mua?”…
“Nuk e prisja aspak. Në ato momente isha shumë e shokuar. Nuk e kisha imagjinuar kurrë që do të ma kërkonte në shtëpi dhe mbi të gjitha nuk e prisja tani!”- është shprehur Kim për revistën People.
Kris Humphries i cili është lojtar basketbolli i New Jersey Nets, i kërkoi dorën për martesë Kimit vetëm pas gjashtë muaj frekuentimi. Dhe kërkesën ja bëri në një stil fantastik, me një unazë 20 karatshe e gjysëm, nën emrin e Lorraine Schwartz që ka bërë unaza për diva si Beyonce.
Duke e njohur të dashurën e tij, Kris i ka thënë argjendares së famshme se unazën e donte të madhe dhe klasike, ashtu siç Kim e donte. Dhe Kardashian ka ngelur e përulur përpara atij diamanti aq gjigand me prerje të smeraldit të projektuar enkas për të.
“Kjo është gjëja më e bukur që kam parë ndonjëherë. Është perfekte!” – ka thënë ajo.
Unaza ka një vlerë prej 2 milion dollarësh. E si të mos i përgjigjesh “Po”!!!
“Unë e dua Kimin dhe dua të ndërtojë familje me të. Sigurisht nuk kam plane për afër për fëmijë, por fëmijë do kemi. Do të ishte mirë që edhe ajo t’i ketë në plan.” – ka thënë ai duke buzëqeshur.
Thursday, 26 May 2011 17:12