Basketbollisti Kris Humphries është i bindur se ish-bashkëshortja Kim Kardashian ishte e pabesë me Kanye West para dasmës.
Siç raporton TMZ.com, kështu i ka rrëfyer Humphries ish të dashurës së tij Myla Sinanaj pas martesës 72 ditore me Kim.
Kris kishte dyshime në lidhje me marrëdhënien e Kimit dhe Kanyet kur reperi nuk u ftua as në dasëm. Madje ish-vjehrra e tij, Kris Jenner, i është referuar Westit si një mik i ngushtë i familjes dhe prandaj nuk e kuptonte pse ai nuk u ftua në ceremoni.
“Në qoftë se ai ishte një mik kaq i afërt me familjen, pse nuk ishte në dasëm? Dhe me sa duket lojtari i NBA-së e gjeti përgjigjen kur zbuloi se pas divorcit Kim filloi marrëdhënien me Kanye West”, shkruan ish e dashura e Kris në rrjetet sociale.
Akoma më shumë, gjithçka u vërtetua Humphries kur dëgjoi këngën “Theraflu”, ku reperi rrëfen se ka rënë në dashuri me Kim.
Kjo s’është hera e parë që ylli i familjes Kardashian është përfshirë në një skandal për pabesi.
Në një intervistë me Oprah Winfrey, Kim rrëfeu se kishte kuptuar që kishte rënë në dashuri me Kris por se vetëm pasi jetuan bashkë kuptoi se ai nuk ishte njeriu i jetës së saj.
Monday, 25 June 2012 13:57 