Wayne Rooney e ka etiketuar fitoren e Manchester United kundër Arsenalit si një “ngritje të madhe” dhe ka thënë se kampionët kah viti ri do të jenë në krye të tabelës.Goli i shënuar me kokë nga Robin van Persie i siguroi fitoren në Old Trafford djelmoshave të David Moyes, të cilët tani pozicionohen në vendin e pestë me pesë pikë prapa liderit të Premier Ligës, Arsenalit.
Rooney ka pranuar se mposhtja e Arsenalit të dielën ishte thelbësore për klubin ndërsa ka thënë se fitorja do t`i kthejë ata në garën për titull.
“Ne e dinim se duhet të fitonim me çdo çmim”, ka thënë Rooney pas ndeshjes.
“Ishte ndeshje e vështirë dhe u mbrojtëm mjaft mirë. Ne e dinim se nuk duhej të humbnim pasi nuk mund të lejonim Arsenalin që të nga ikte për 11 pikë”, ka shtuar anglezi.
“Rezultatet e sotme dhe të djeshmet na dhanë një shtytje edhe më të madhe dhe tani jemi rikthyer”, ka theksuar 28-vjeçi.
“Ishte një fitore masive. Një vikend i mirë për ne para lojërave me kombëtare. Qëllimi ynë është që deri në vitin e ri të jemi në krye të Premier Ligës”./Koha/
Monday, 11 November 2013 12:39