Trajneri i Manchester Unitedit, David Moyes ka deklaruar se futbollisti Adnan januzaj do të bëhet lojtar i madh.
“Unë e kisha në plan që Januzaj të luaj që para tre-katër javësh, por për shkaqe të ndryshme nuk iu dha rasti. Kundër Sunderlandit mendova se është pikërisht koha”, tha Moyes.
“Ishte aq i mirë, sa ka qenë tepër vështirë të ndalet. Ai do të jetë i veçantë”, ka shtuar trajneri i United.
United ishte duke humbur nga Sunderland, por me golat e Januzajt vetëm për dy minuta arriti ta kthej rezultatin dhe të fitojë 2:1.
Kosovarit 18 vjeçar kontrata me Manchesterin i skadon në fund të vitit, por Moyes beson se ai nuk do ta lëshojë Old Trafordin.
“Nuk jam më i brengosur për këtë. Mendojë se çdo futbollist i ri do të luaj në Manchester, gjithnjë kam menduar kështu”, tha Moyes.
Adnan Januzaj me golat e shënuar të shtunën është bërë shënuesi i dyfishtë më i ri në historinë e ekipit të Manchesterit, pasi që ai këtë e bëri me 18 vjet e 242 ditë. Pokështu, ai është lojtari i 11-të i Unitedit që ka shënuar gol në debytim, dhe i dyti me radhë me dy gola në ndeshjen e parë, pas të madhit Rudi Van Nisterrloyt./Koha/
Sunday, 06 October 2013 10:09