Bastian Shvajnshtajger ka bërë të ditur se është i përgatitur psikologjikisht të gjuajë nga pika e bardhë e penalltisë nëse është e nevojshme në finalen e Ligës së Kampioneve, pasi ka kaluar plotësisht tronditjen e një viti më parë kur bavarezët u mundën nga Çelsi.
Mesfushori ishte një prej lojtarëve që gaboi gjuajtjen e tij nga pika e bardhë, duke i dhënë mundësinë londinezëve të fitonin trofeun pikërisht në “Allianz Arena”.
“Ne i provojmë gjuajtjet që më parë, por me raste gjërat nuk ecin si shpresojmë. Unë do të vazhdoj të gjuaj penallti në stërvitje, sa më shumë që të jetë e mundur, derisa të shënoj. Por është e qartë, unë do të jem gati nëse trajneri më kërkon që të gjuaj përsëri penallti”, shpjegoi futbollisti gjerman. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 15 May 2013 10:40