Ndeshja e javës së 32-të të Bundesligës mes Borsuia Dormtund dhe Bajern Mynih nuk ka kaluar pa tension, i cili ishte mëse i pritshëm mes dy skuadrave që në fund të këtij muaji luajnë në finalen e Ligës së Kampioneve.
Rezultati 1-1 i kësaj ndeshje është vendosur që në pjesën e parë të sfidës, kur fillimisht Groskrojtz e pastaj Gomez kanë shënuar golat për dy skuadrat. Por emocioni dhe tensioni kanë qenë të gjitha në pjesën e dytë të takimit.
Në minutën e 58-të, gjyqtari akordon 11-metërsh për prekje të topit me dorë në zonë nga Boateng. Por Nojer pret gjuajtjen e Levandovskit, duke ruajtur portën e tij nga sulmuesi të cilin mendohet që në sezonin e ardhshëm do ta shohë me fanellën e skuadrës së tij.
Pak minuta më vonë, ndeshja ndizet nga një karton i verdhë i dyfishtë i Rafinja, i cili duke u larguar nga fusha nuk kursen edhe gjestet ndaj tifozëve. Kjo bën që trajneri Klop t’i flasë lojtarit, ndërsa kundërpërgjigja vjen nga Matias Samer, i ulur në pankinën bavareze. U desh ndërhyrja e gjyqtarit të katërt që situata mes pankinave të qetësohej dhe të kishte një shtrëngim duarsh sa për sy e faqe.
Megjithatë, pas këtij episodi ndeshja u qetësua disi dhe të dy skuadrat hoqën dorë nga ndërhyrjet e ashpra, duke bërë që gjithçka të shkonte mirë deri në vërshëllimën përfundimtare të takimit, që sido që të shkonte, nuk do të ndryshonte panoramën e kampionatit gjerman ku Bajern ka siguruar prej kohësh titullin dhe Borusia ka siguruar vendin e dytë. (LajmeShqip.com)
Bundesliga
Java 32 / Rezultatet
E. Frankfurt-F. Duseldorf 3-1
31’, 87’ Maier, 50’ Lakiç / 78’ Shahin
Hanover-Mainz 2-2
36’ Sobieç, 70’ Diuf / 25’, 79’ Myler
Nyremberg-B. Leverkusen 0-2
26’ Toprak, 62’ (p) Kisling
Shtutgart-Grojter Fyrth 0-2
51’ (ag) Sakai, 89’ Azemi
Verder Bremen-Hofenhaim 2-2
2’ (p) Hunt, 25’ De Bruyn / 88’, 90’+2’ Shiplok
B. Dortmund-B. Mynih 1-1
11’ Groskrojtz / 23’ Gomez
Klasifikimi: Bajern Mynih 85 pikë; Borusia Dortmund 65; Bajer Leverkusen 59; Shalke 52; Eintraht Frankfurt 49; Fraiburg 45; Borusia Mynshengladbah 44, Hamburg 44; Hanover 42; Mainz 41, Volfsburg 40; Shtutgart 39; Nyremberg 38; Verder Bremen 33; Fortuna Dyseldorf 30, Augsburg 30; Hofenhaim 28; Grojter Fyrth 21.
Saturday, 04 May 2013 22:17