Xhenson Baton ka zbuluar se shoku i tij i skuadrës, Serxhio Perez, i ka kërkuar falje për duelin që kaloi çdo limit gjatë Çmimit të Madh të Bahreinit në Formula 1. Baton pas garës kishte kritikuar mënyrën agresive të drejtimit të meksikanit, i cili e goditi dy herë gjatë tentativës për ta parakaluar. Por duket se paqja është kthyer përsëri në skuadrën MekLaren.
“Ai kërkoi falje, pasi zhvilluam një bisedë të gjatë. Unë e ndjeva veten shumë keq për mënyrën sesi ai drejtoi makinën ndaj e nxora në dukej këtë diskutim. Në të kundërt nuk do ta kisha bërë një gjë të tillë. Edhe unë jam pilot që garoj ngjitur me gomat e kundërshtarit në Formula 1, por ka një limit për çdo gjë”.
“Shpesh shtyn në kufijtë e asaj që është normale, por unë kam arritur të qëndroj gjithmonë brenda tyre. Kjo është mënyra e duhur se si mund të garosh. Pavarësisht faljes që kërkoi, nuk e kthej mbrapsht komentin tim se ai u tregua më agresiv se sa duhej”, tha piloti britanik. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 23 April 2013 10:08