Mançester Junajtid i është afruar më shumë titullit kampion në Angli me fitoren 2-0 në fushën e Stouk. “Djajtë e kuq” kishin dhënë sinjale të një rënie në javën e kaluar, kur u mundën nga Mançester Siti në derbi, por kanë regjistruar një fitore të rëndësishme në këtë javë për të vazhduar rrugën e tyre drejt titullit të 20-të kampion.
Skuadra e Ferguson ka gjetur golin e avantazhit që në minutën e 4-t me anë të Karrik, duke e pasur më pas shumë të thjeshtë të administronin avantazhin krijuar. Goli i dytë, që ka dhuruar edhe qetësinë për Aleks Ferguson, ka ardhur pas penalltisë së transformuar nga Robin Van Persi në minutën e 66-të të ndeshjes.
Në takimin tjetër të ditës së sotme, Paolo Di Kanio ka regjistruar fitoren e parë si trajneri i Sandërlend, duke marri tri pikët në fitoren 3-0 në derbin ndaj Njukasëll, për më tepër në fushën e kundërshtare, në një ndeshje që si gjithmonë u shoqërua me përplasje të dhunshme mes tifozëve të të dy skuadrave. (LajmeShqip.com)
Premier League
Java 33 / Rezultatet
Njukasëll-Sandërlend 0-3
27’ Sesenjo, 74’ Xhonson, 82’ Vouan
Stouk-Mançester Junajtid 0-2
4’ Karrik, 66’ (p) Van Persi
Klasifikimi: Mançester Junajtid 80 pikë, Mançester Siti 65, Arsenal 59, Çelsi 58, Totenhem 58, Everton 55, Liverpul 50, Uest Bromuiç 44, Suonsi 41, Fullhem 40, Sauthempton 38, Uest Hem 38, Njukasëll 36, Noruiç 35, Sandërlend 34, Stouk 34, Aston Vila 34, Uigan 31, QPR 24, Riding 24.
Sunday, 14 April 2013 17:41