Arsenali ka vënë nën trysni Totenhemin dhe Çelsin që luajnë të dielën, duke fituar përballë Uest Bromuiç dhe duke u ngjitur përkohësisht në vendin e katërt në renditjen e kampionatit. Skuadra e Venger duket se ka lënë pas problemet e janarit, duke regjistruar fitoren e 5-të në 6 ndeshjet e fundit, një seri që i ka mundësuar kthimin mes katër ekipeve më të mira.
Në ndeshjen e komplikuar ndaj Uest Bromuiç, “topçinjtë” janë ndihmuar nga forma e shkëlqyer e mesfushorit çek Tomas Rosiçki, i cili ka shënuar dy gola në pjesën e dytë për t’i dhënë suksesin 2-1 skuadrës së tij. Londinezët janë kthyer në mbrojtje në minutat e fundit të sfidës, duke mbrojtur rezultatin që u vu në dyshim nga penalltia e Morrison dhe kartoni i kuq i Mertesaker.
Interesant do të jetë të shihet reagimi i Totenhem dhe i Çelsit në ndeshjet e nesërme, duke parë se askush tashmë nuk ka luksin të humbasë më pikë në pjesën vendimtare të sezonit dhe secila prej këtyre skuadrave ka vënë si objektiv kryesor të sezonit vetëm sigurimin e një vendi në Ligën e Kampioneve. (LajmeShqip.com)
Premier League
Java 32 / Rezultatet
Riding-Sauthempton 0-2
35’ Rodriguez, 72’ Lalana
Noruiç-Suonsi 2-2
40’ Snodgras, 60’ Tërner / 35’ Miçu, 75’ Mur
Stouk-Aston Vila 1-3
80’ Kajtli / 9’ Agbonlahor, 87’ Louton, 90’ Benteke
Uest Bromuiç-Arsenal 1-2
71’ (p) Morrison / 20’, 50’ Rosiçki
Klasifikimi: Mançester Junajtid 77 pikë, Mançester Siti 62, Totenhem 57, Arsenal 56, Çelsi 55, Everton 51, Liverpul 48, Uest Bromuiç 40, Suonsi 40, Fullhem 39, Sauthempton 37, Noruiç 37, Uest Hem 36, Stouk 34, Njukasëll 33, Aston Vila 33, Sandërlend 31, Uigan 30, QPR 23, Riding 23.
Saturday, 06 April 2013 18:17